Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.0 që goditi Afganistanin lindor, raporton Ministria e Brendshme e Talibanëve.
Ekipet e emergjencës janë mobilizuar për të vazhduar përpjekjet e ndihmës në zonat e izoluara nga tërmeti, pranë kufirit me Pakistanin, por ka frikë se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Përpjekjet për të arritur tek komunitetet më të izoluara janë vështirësuar nga rrëshqitjet e dheut.
Zyrtarët po paralajmërojnë për shifra të larta viktimash ndërsa presin më shumë detaje, largësia e zonës e bën të vështirë dhënien e vlerësimeve të sakta.
Burime nga qeveria talebane thonë se dhjetëra shtëpi janë “nën rrënoja” , ndërsa zyrtarët thonë se fshatra të tëra janë shkatërruar.
Vendësit tregojnë për mediat se rrëshqitjet e dheut kanë izoluar zonat pranë epiqendrës, që do të thotë se do të duhet shumë kohë për të vlerësuar plotësisht dëmin.
Tërmeti ra në një thellësi të cekët prej 8 km, rreth 27 kilometra në verilindje të qytetit Jalalabad dhe tronditi ndërtesat nga Kabuli deri në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.
- VIDEO/ Celibashi: Ja si do të funksionojë numërimi i votave në Tepelenë me Inteligjencë Artificiale - 09/11/2025
- Ervin Demo votoi në Berat: Ditë e rëndësishme për të ardhmen e Bashkisë - 09/11/2025
- “Njësoj si Modriç”/ Prestigjozja italiane ngre ne qiell Ramadanin: Mesfushori shqiptar dominon Serie A për kilometrat në fushë - 09/11/2025