9.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Tërmetet në Turqi, e mërkura shpallet ditë zie në Kosovë

E mërkura do të jetë ditë zie në Kosovë, në homazh të viktimave të dy tërmeteve që goditën njëri pas tjetrit Turqinë të hënën. Këtë e bëri të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Më shumë se 5 mijë viktima janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja. Një tragjedi e përmasave shkatërrimtare që ka shkaktuar trishtim e dhimbje kudo në botë, përfshirë në Kosovë. Dhimbje pafund për viktimat e për ata që përjetuan tmerrin e humbën më të dashurit por edhe shpresë për ata që ende ndodhen nën rrënoja. Mendimet dhe lutjet tona sot, sikurse edhe dje janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga ky tërmet e solidarizimi ynë është i plotë. Ushtarakët tanë tashmë gjinden në Turqi ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen”, thuhet në njoftimin e presidentes Osmani.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x