Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO për Dedan Gjonin, ish-shefin e krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë. Gjithashtu në fuqi janë lënë dënimet dhe për 3 të pandehurit e tjerë , Rexhep Rapi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni.
Rexhep Rapi do të vuajë një dënim me 5 vite burg, ndërsa Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni do të vuajnë dënimin me nga 4.8 vite burg.
Të pandehurit janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, si dhe për formimin dhe përfshirjen në një grup të strukturuar kriminal.
Ish-shefi i krimeve ka bashkëpunuar me Algert Rapin dhe pjesën tjetër të grupit për planifikimin e vrasjes së Xhevdet Plakut.
Hetimet e SPAK nisën mbi bazën e informacionit të dërguar nga Prokuroria e Rrethit Limburg në Holandë, dhe sipas SPAK, ka rezultuar se Rexhep Rapi dhe Xhevdet Plaku kishin pasur një konflikt të gjatë, pas vrasjes së familjarit të Rexhep Rapit, Sali Rapi, në vitin 2000 në qytetin e Savona-s, Itali.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026