Një varkë patrulluese e rojës bregdetare greke ka hapur zjarr ndaj një mjeti lundrues turk gjatë orëve të mëngjesit të sotëm.
Anija greke po kryente shërbimin e caktuar për të identifikuar tre anije peshkimi turke që ndodheshin brenda ujërave territoriale greke në zonën detare në juglindje të ishullit ‘Farmakonisi’.
Sipas mediave greke, mjeti lundrues turk, ka kryer manovra të rrezikshme me qëllim për t’u përplasur me mjetin lundures të rojes bregdetare greke. Gjatë këtyre manovrave, mësohet se është rrezikuar goditja e skajit të anijes greke.
Në këtë situatë, ekuipazhi i anijes greke ka qëlluar për të paralajmëruar ekuipazhin e anijes turke që më pas është larguar nga vend ii ngjarjes duke u nisur nga lindja drejt bregdetit turk.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026