Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ku ka propozuar për një datë armëpushimi me Ukrainën.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov, sipas mediave shtetërore ruse.
Sipas Ushakov, gjatë telefonatës me homologun amerikan, lideri rus ka shprehur gatishmërinë për të shpallur një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë me rastin e festimeve të “Ditës së Fitores”, e cila në Rusi shënohet më 9 maj.
Biseda, e cila ka zgjatur rreth 1.5 orë, raportohet se është përqendruar në luftën Rusi–Ukrainë, përpjekjet për paqe dhe situatën në Lindjen e Mesme.
Edhe pse ka refuzuar një armëpushim të plotë dhe pa kushte, Putin ka propozuar disa herë armëpushime të përkohshme dhe të kufizuara gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.
Nga ana tjetër, Ukraina akuzon Rusinë se ka shkelur vazhdimisht armëpushimet e mëparshme, duke raportuar mbi 400 shkelje gjatë armëpushimit të pretenduar për Pashkët Ortodokse më herët gjatë këtij muaji.
- Presidenti Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i Shqiptarëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre - 09/07/2026
- Shqipëria mikpritëse e Samitit të NATO-s, Minxhozi: Tirana e meriton! Ngjarje botërore për historinë tonë moderne - 08/07/2026
- “U shkel armëpushimi, nuk ka zgjidhje tjetër”/ Irani kërkon njohjen e “rendit të ri” në Ngushticën e Hormuzit, shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael - 08/07/2026