Teatri kombëtar do të ketë një drejtor të ri pas 8 vitesh. Tre kandidatë kanë prezantuar platorfmat e tyre në Ministrinë e Kulturës dhe pikat e veta më të forta.
Regjisorët Altin Basha, Elma Doresi, Kiço Londo, dhe aktori Arben Derhemi janë zyrtarisht katër kandidadët në garë për detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar. Tre të parët u paraqitën në Ministrinë e Kulturës para një komisioni për të paraqitur platformat e tyre, me shumë ngjashmëri që përqëndrohen te ndërkombëtarëzimi i teatrit me shfaqje që udhëtojnë jashtë e regjisorë të huaj që vijnë në Tiranë, drama shqipe, rritja e buxheteve, miradministrimi dhe cilësia artistike.
Më në detaje, Altin Basha vetëm pas dy vitesh në detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental jep dorëheqjen për të marrë Teatrin Kombëtar ndonëse thotë se ska garanci.