Petro Gjikuria, kandidati i opozitës shqiptare për bashkinë e Himarës, nuk e ka të parën herë që është kthyer në vendin e origjinës. Pak kohë më parë, ai ka qenë në sheshin e Himarës-qytet, ku ka mbajtur një tubim si i dërguar dhe drejtues i Federatës Panepiriote. Në atë takim, Gjikuria nuk flet asnjë fjalë shqip e thotë se janë epirotë.
”Ju sjell përshëndetjet e Bashkimit panepiriot të Amerikës nga Uashingtoni. Dua t’ju them se e ardhmja e Fredi Belerit është e rëndësishme. Ajo është e lidhur me të drejtat e grekërve. Erdha këtu të të them ty i ndaluari, kryebashkiak Fredi Beleri” ( dhe e ze të qarët).
”Populli amerikan është me ty, ai europian është gjithashtu me ju, populli grek është i gjithi me ty. Erdha këtu të të them se epirotët do të luftojnë për ty deri sa të lirohesh”, ishin disa nga fjalët e tij.
- Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit? - 05/11/2026
- Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse - 05/11/2026
- Trump: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth - 05/11/2026