Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin, me epiqendër në brigjet e Silivrit.
Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, është ndjerë në Stamboll si dhe në provincat përreth.
Pas tërmetit, qytetarët u mblodhën në parqe dhe zona të hapura. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Franca dhe Gjermania bashkojnë forcat për një Kupë Bote, dy fuqitë europiane përgatisin kandidaturën e përbashkët - 22/07/2026
- Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, Presidenti Begaj kontakton ministrin e Drejtësisë për procedurat e lirimit - 22/07/2026
- Nga Stambolli në Romë, prapaskenat e çmendura të pazarit të Muriqit, roli i konsullit shqiptar dhe mikut të Igli Tares! - 22/07/2026