14 C
Tirana
18 / 10 / 2026

10 orë ‘luftë’ protestues-polici, ekskavatorët heqin gurët nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’

Ka zgjatur rreth 10 orë protesta të dielën në Tiranë, me akte të rënda dhune përfshirë djegien e komisariatit numër 3 ku mbetën të lënduar 10 efektivë.
Në mbrëmje një fadromë ka hequr gurët e trotuarit nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ që janë janë përdorur masivisht nga protestuesit për të qëlluar në drejtim të policise, por edhe pjesën tjetër të pllakave të mbetura me qëllim që të shmanget përdorimimi i mëtejshëm i tyre.

Në orët e mbrëmjes policia reagoi edhe lidhur me incidentin e regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku, sipas versionit të uniformave blu, një grup protestuesish të maskuar është futur në ambientet e jashtme të godinës për t’i shpëtuar ndjekjes policore, duke vijuar sulmin ndaj efektivëve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x