Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin, me epiqendër në brigjet e Silivrit.
Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, është ndjerë në Stamboll si dhe në provincat përreth.
Pas tërmetit, qytetarët u mblodhën në parqe dhe zona të hapura. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Berisha njofton protestën e radhës kombëtare: Do të jetë me e fuqishmja - 30/01/2026
- Klima e dialogut në Kuvend, raportuesi i PE në Shqipëri: Ka bashkëpunim dhe hapësirë për diskutim mes mazhorancës dhe opozitës - 30/01/2026
- Europa League, hidhet shorti i playoffit, Dinamo Zagreb i Hoxhës përballet me Genk, spikat dhe Celtic-Stuttgart - 30/01/2026