10.5 C
Tirana
30 / 10 / 2024

Të mos e lemë njëri tjetrin të mërzitemi!

Shpjegimi i dashurisë me anë te kurbave të kerkesës dhe ofertës, dhe një mësim për turizmin!

Një djalë që studionte ekonomi po përpiqej të shpjegonte problemet që po haste me të dashurën e tij duke përdorur modelet ekonomike. Për këtë i shkruan profesorit të tij:

I dashur profesor, unë kam një lidhje tash gjashtë muaj. Në fillim, gjithçka ishte perfekte, por më pas kërkesa e saj për të kaluar kohë mua dukej se po zvogelohëj. I shqetësuar, fillova t’i kushtoja shumë më tepër vëmendje, duke rritur kështu ofertën time ndaj saj. Por ndjeva se vlera ime, “cmimi” dhe dobia marxhinale ranë.

Për të rritur ofertën time i kërkova të fillonim të bashkëjetonim, por vërej se tani ajo është edhe më e hutuar. Mos duhet të bëj të kundërtën, të reduktoj ndjeshëm ofertën time ndaj saj që “vlera apo çmimi im” të rritet?

Profesori pasi e lexoi problemin e djalit, ju përgjigj:

Kurbat e kërkesës edhe ofertës tradicionale vështirë se mund të shjegojnë problemin tuaj pasi vërej se ju mund të jeni duke operuar në një mjedis ku ka asimetri informacioni.

Për ndryshimin e sjelljes së saj, ju fajësoni nevojën apo kërkesën tuaj të dëshpëruar për të, por ajo uli kërkesën përpara se ju të rrisni ofertën. Cka tregon se kërkesa e saj për ty është e pandjeshme nga oferta juaj. Informacioni që juve ju mungon është ekzistenca e një oferte tjetër zëvendësuese ( një djali tjetër ) që përmbush kërkesat e saj.

Ekzistenca e një oferte 100% zëvendësuese e bën kërkesen e saj ndaj teje plotësisht elastike (grafiku i parë)

Në këto kushte ulja e ofertës tuaj nuk e përmireson marrdhënien pasi nuk e rrit cmimin apo vlerën tuaj (grafiku 2). Cka do të thotë që nëse e vazhdoni këtë marrdhënie, në thelb keni pranuar se tani e tutje do të lani enët për të.

E pra me anë të modeleve ekonomike mund të shpjegojmë ecurinë e dashurisë në kushtet e ekzistencës se ofertave zëvendësuese. Cudi si nuk i përdorim për te shpjeguar produktin tonë turistik ofertën, kërkesën dhe përcaktimin e çmimit…

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x