Xhaxhai i Aleks Nikës, një nga viktimat e “21 janarit” ka reaguar në lidhje me regjistrimin e procedimit nga SPAK.
Mark Nika tha në një komunikim me telefon për gazetarin e News24, Igli Çelmeta se tashmë duhet të bëhet drejtësi për “21 janarin”, ndërsa ka bërë thirrje që politika të mos ndikojë në drejtësi.
Ai ka shtuar se duhet të hetohet e gjithë kupola politike dhe se nëse nuk bëhet drejtësi për 21 janarin, sistemi i drejtësisë është i rënë.
“Besojmë se tashmë SPAK duhet të bëjë drejtësi për 21 Janarin. SPAK duhet të hetojë nga fillimi deri në fund 21 Janarin me objektivitet dhe i pandikuar nga politika. SPAK nisi hetimin pas urdhrit nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Evropiane. Kërkojmë drejtësi dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. SPAK duhet ta hetojë sa më shpejt 21 Janarin, provat janë aty.
Duam drejtësi, të hetohet e gjithë kupola e shtetit, 21 janarin është krim shtetëror. Kemi paditur ish-kryeministrin Berisha në atë kohë, ish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kreun e Gradës Ndrea Prendin. Nëse nuk bëhet drejtësi për 21 janarin, sistemi i drejtësisë është i rënë. Thirrje politikës mos të ndikojë te drejtësia. Kemi besim te SPAK”, u shpreh ai.
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026