Prej më shumë se katër orësh Këshilli i mandateve po shqyrton një kërkesë të SPAK për marrjen e lejes për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Burime pranë kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi thanë për mediat se në përgjigje të pyetjeve të deputetëve demokratë, Prokuroria “informojë se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave”.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes, burime i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se prokurori i SPAK, Dritan Prençi e ka përgënjeshtruar përmbajtjen që është shpërndarë në media.
Ai ka thënë se fjala “të fortë” i referohet njerëzve në kabinetin e zv.kryeministres Balluku dhe jo personave të tjerë.
- Italia me “dorë të hekurt”/ Kryeministrja Meloni: Burg dhe gjoba për sulmet me gurë e fishekzjarrë në protesta - 21/10/2026
- Zelensky: Pa Ukrainën, SHBA, Kina dhe Rusia nuk mund të vendosin për fatin tonë - 21/10/2026
- “Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët - 21/10/2026