Komisionerja për Zgjerim Marta Kos ka shprehur mbështetje të fuqishme për institucionet e drejtësisë.
Pas takimit me kreun e SPAK Altin Dumani, atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e ILD Artur Metani, ajo ka reaguar në rrjetin social X.
“Takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë një Shqipëri dhe një Europë të sigurt dhe të mbrojtur.
Vlerësova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK”, shkruan ajo në X.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)