Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se prej 12 vitesh qytetarët shqiptarë dëgjojnë të njëjtat premtime për reforma që do të përmirësojnë jetën e tyre, luftë kundër korrupsionit dhe investime të huaja që do të shpëtonin ekonominë. Por realiteti, sipas saj është krejt ndryshe.
Me anë të një postimi në Facebook Jorida Tabaku vë në dukje se Indeksi i Biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë tregon se bizneset në Shqipëri përballen çdo vit me të njëjtat probleme informalitet, monopole, korrupsion dhe burokraci.
“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon realisht për qytetarët dhe jo që jeton me propagandë, duke kërkuar ndershmëri, konkurrencë të lirë dhe rregulla të njëjta për të gjithë.” – shkruan mes të tjerash Tabaku.
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026