Brenda Asamblesë Socialiste kanë nisur të qarkullojnë hamendësitë e para për kandidatët për deputetet. Surpriza më e madhe e kandidimit pritet të vijë nga vetë Edi Rama.Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se vetë Rama mes një rrethi të ngushtë bashkëpunëtorësh ka shprehur dëshirën për të qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës.
Kjo për të shpalosur domethënien e fortë që ka për të transformimi i kryeqendrës së Veriut të Shqipërisë.
Nga ana tjetër një mesazh i fortë për opozitën me këtë kandidim të mundshëm nga Rama në atë që opozita e vlerëson si një bastion të sajin, por në zgjedhjet e fundit lokale ia besoi qeverisjen vendore kandidatit socialist Benet Beci.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026