Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një përditësim mbi ecurinë e punimeve për zgjerimin e superstradës Tiranë–Durrës.
Ai theksoi se puna që po bëhet do të sjellë një aks rrugor me standarde të larta, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm kushte për sigurinë dhe komfortin e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.
“Kjo është pamja e superstradës Tiranë–Durrës në përfundim të punimeve që po bëhen aktualisht për zgjerimin e saj.
Një aks me kushte dhe parametra tërësisht europiane të sigurisë rrugore, si dhe me të gjithë elementët e tjerë të mobilimit urban, ndriçim dhe gjelbërim, për t’iu përshtatur më së miri zonave të banuara që përshkon,” shkruan Rama në postimin e tij.
Punimet janë në përfundim e sipër, dhe sipas kryeministrit, shumë shpejt qytetarët do të mund të shijojnë përmirësimet e mëdha në këtë rrugë kyçe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.
- Burgu, si idol, më lart se liria - 06/11/2025
- PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së, rikthehet Arben Ristani. Sa vota morën 5 anëtarët - 06/11/2025
- Rriten tensionet Rusi-SHBA, Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore. Kievi: Flamuri ukrainas u ngrit në Pokrovsk - 06/11/2025