25.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

Sulmi i Osmanit ndaj Ramës në SHBA/ Reagimet në Prishtinë kundër: Liderët tanë të gjejnë gjuhën, jo përplasje mes tyre

Raportet mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama janë zbehur edhe më tutje.

Kjo së fundmi u pa edhe në New York, ku mungoi takimi, por jo edhe “sulmi”. Presidentja Osmani akuzoi kryeministrin e Shqipërisë se arsyeton veprimet pro ruse të Serbisë.

Një qëndrim i tillë i presidentes karshi Edi Ramës si lobues i Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk ka interpretim racional, sipas njohësve të çështjes.

“Nëse kryeministri Rama ka pasur marrëdhënie të mira me një kastë tjetër politike, konkretisht me ish-presidentin Thaçi, atëherë kjo asnjëherë nuk guxon të keqpërdoret nga Presidentja Osmani dhe të shndërrohet në një lloj hakmarrjeje politike.”– tha Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve ndërkombëtare

Ndërkohë që në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, vlerësohet fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë por, kritikohet presidentja e Kosovës.

“Qëllimi i saj nuk është që të bëj diçka, por që kjo Gjykatë Speciale të vazhdojë sa më gjatë sepse atyre u duhet që ish-pjesëtarët apo krerët e UÇK-së që kanë qenë edhe në funksione të larta të shtetit të Kosovës të qëndrojnë atje më shumë që të mos ua rrezikojnë pushtetin këtyre.”– tha Faton Klinaku

Qytetarët e Kosovës raportet e tilla mes krerëve të dy shteteve i shohin si dëm ndaj dy vendeve.

“Në vend se të gjejnë një gjuhë të përbashkët ka përplasje, por këto do të zgjasin edhe më gjatë sepse ende bëjnë fushatë edhe ata edhe këta. Këta krerët e shtetit kështu shtyhen nuk e respektojnë njëri tjetrin, nuk bashkëpunojnë, i konfrontojnë edhe popullatën më shumë mes vete.”- thanë qytetarët.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kërkoi njohje të Kosovës derisa sa Gjykatën Speciale e quajti si dështim monumental në nivel ndërkombëtar, që mbanë mbyllur ish, drejtues të shtetit të Kosovës pa prova./tch

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x