18.5 C
Tirana
21 / 05 / 2024

Sulmet në sistemin TIMS, Blinken telefonon Ramën: SHBA bashkë me Shqipërinë, për sigurinë rajonale

Pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, ka ardhur edhe solidariteti nga Sekretari amerikan i Shtetit.

Ambasada e SHBA në Tiranë raporton se Anthony Blinken ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama, duke i garantuar këtij të fundit mbështetje të plotë.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

/javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x