13.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Sulmet kibernetike, Ambasadorja Hohmann: BE-SHBA i qëndrojnë në krah Shqipërisë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, në konferencën për sigurinë e kibernetike, u shpreh se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë vitin e kaluar, tregoi edhe partnerët që i qëndruan në krah vendit tonë.

‘Sulmet bëra vjet bënë mjaft dëm, por nxitën diçka tjetër diçka të rëndësishëm.

Nxori partnerët që i qëndrojnë përkrah Shqipërisë.

Ju keni parë jo vetëm SHBA-në Izraelin, që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, për t’ju kundërvënë, por edhe punën afatgjatë që duhet bërë për të përmirësuar sistemet.

Njësoj si me SHBA-në edhe BE solli ekipet e veta për mbrojtjen kibernetike.

Be është lider lidhur më mbrojtjen kibernetike.

Është një detyrë që duhet ta marrim seriozisht, pasi zbatimi i strategjisë për sigurinë kibernetike.

Sulmet kibernetike kanë goditur disa shtete, jo vetëm Shqipërinë, por është detyra jonë të marrim mësimet e duhura dhe të reagojmë në mënyrë më të fortë.’- u shpreh ambasadorja e BE-së.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x