26.5 C
Tirana
02 / 09 / 2026

Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se përpjekja e Rusisë për sulm me dron në aeroportin e Lajpcigut muajin e kaluar “kishte të gjitha shenjat dalluese të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti”, ndërsa përgatitet të drejtojë bisedimet mbi reagimin politik të bllokut europian.

Kallas do të jetë udhëheqësja e bisedimeve të sotme midis ministrave të jashtëm të BE-së në Wicklow të Irlandës, duke u përqendruar në “çfarë mund të bëjmë më shumë” pasi Gjermania fajësoi zyrtarisht Rusinë për incidentin.

Ajo tha se incidenti duhet të shërbejë si një thirrje për ato vende që kanë zvarritur sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë. “Nëse duam t’i japim fund kësaj lufte, të gjithë duhet të përqendrojmë përpjekjet tona, ta çojmë atë në një nivel të ri”, tha ajo.

Veçmas, BE dhe Franca kanë thirrur zyrtarë të lartë rusë për të biseduar sulmit.

Kallas tha se diskutimet do të shqyrtojnë gjithashtu se si BE mund ta ndihmojë më tej Ukrainën kur “Rusia po përshkallëzon situatën dhe po vret civilët dhe po shkakton sa më shumë dëm që mundet”.

Ndërkohë sot, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet veçmas me Mark Rutte të NATO-s, me incidentin e Leipzigut dhe Ukrainën që gjithashtu do të dominojnë bisedimet e tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x