Vatikani ka dalë me një reagim për herë të parë pas sulmit të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Papa Leo XIV. Një zyrtar i Vatikanit tha se udhëheqësi amerikan po përdor këtë gjuhë sepse sipas tij, Trump nuk mund të debatojë me Papën.
“Trump nuk debaton me Leon: ai i lutet atij të tërhiqet në një gjuhë që ai mund ta dominojë. Por Papa flet një gjuhë tjetër, një gjuhë që refuzon të reduktohet në gramatikën e forcës, të sigurisë, të interesit kombëtar”, tha At Antonio Spadaro në X.
Leo, Papa i parë amerikan, është bërë gjithnjë e më i zëshëm në lidhje me luftën e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, duke dënuar javën e kaluar retorikën dhe kërcënimet e Trump kundër popullit të Iranit si “vërtet të papranueshme”.
Duke folur me gazetarët të dielën në mbrëmje, Trump tha se nuk ishte një fans i Papa Leos. Ai theksoi se nuk i pëlqen një papë që është në rregull të kesh një armë bërthamore.
Trump akuzoi Papën se i shërbente të majtës radikale. Sipas tij Papa është i dobët në frontin e kriminalitetit dhe shumë i keq në politikën e jashtme.
- Sëmundja e Papa Leonit ngre pikëpyetje në Vatikan, a do të ndryshojë drejtimi i Kishës Katolike? - 16/10/2026
- Drejtori i Policisë: Janë identifikuar kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste! Partnerët e huaj po na ndihmojnë t’i zbulojmë - 16/10/2026
- “Forcat e errëta po përdorin mercenarë e minorenë”- Protesta, Demo njofton pezullimin 2 efektivëve të Policisë: Ligji do të jetë i barabartë për të gjithë! Prindërit… - 16/10/2026