Ukraina dhe Rusia vazhduan sulmet e ndërsjella edhe të shtunën. Si pasojë e sulmeve ukrainase një person humbi jetën në rajonin kufitar rus të Belgorodit, tha guvernatori i këtij rajoni, Vyacheslav Gladkov.
Ndërkohë, rusët kryen sulme me raketa ndaj rajonit ukrainas të Odesës, gjatë orëve të natës.
Zyrtarët lokalë thanë se 4 persona mbetën të plagosur nga sulmi që u ndërmorr nga Krimea e pushtuar nga rusët.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass tha se trupat ruse kishin rrëzuar një dron ukrainas pranë Moskës në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ndërkohë, analistët thanë se imazhet satelitore tregojnë një numër të madh trenash që transportojnë ngarkesa përgjatë hekurudhës kereano veriore Tumangang, e cila gjendet në kufirin mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Analistët e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me bazë në Washington, “Beyond Parallel”, thanë se kanë vënë re trafikun më të lartë hekurudhor në 5 vitet e fundit. Sipas tyre, lëvizja me gjasë tregon furnizimin me armë të Rusisë nga ana e Koresë së Veriut, pas takimit të fundit të nivelit të lartë mes dy vendeve.
Ata thanë se ngarkesat ishin të mbuluara dhe ishte e pamundur të kuptohej se çfarë gjendej në vagonët e trenave.
Megjithatë, organizata shtoi se ka mundësi që këto dërgesa mund të mbështesin Rusinë në luftën ndaj Ukrainës, duke u pajtuar me deklaratat e fundit të Shteteve të Bashkuara se Koreja e Veriut ka nisur dërgimin e armatimeve të artilerisë drejt Moskës.
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026