Agjencia e brendshme e inteligjencës e Mbretërisë së Bashkuar MI5 e rriti nivelin e kërcënimit terrorist në Irlandën e Veriut nga thelbësor në “i rëndë”, që do të thotë se një sulm është “shumë i mundshëm”.
“Publiku duhet të qëndrojë vigjilent, por të mos jetë i alarmuar dhe të vazhdojë të raportojë çdo shqetësim që ka në Shërbimin Policor të Irlandës së Veriut”, tha Sekretari i Irlandës së Veriut, Chris Heaton-Harris në një deklaratë për Parlamentin.
Niveli i alarmit u ngrit me afrimin e 25 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, e cila i dha fund trazirave të dekadave në rajon./Bloomberg
Latest posts by Gazeta Pena (see all)