Menjëherë, sapo kryeministri Edi Rama u kërkoi diplomatëve iranianë që të lënë Shqipërinë pasi u konfirmua se ata fshihen pas sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare shqiptare, punonjësit e ambasadës së Iranit në Tiranë lanë ambientet e tyre.
Stafi i ambasadës së Iranit nuk ka dorëzuar çelësat e godinës dhe nuk ka hequr flamurin, për ta dorëzuar në mënyrë normale godinën. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka mësuar sot dhe ka ndjekur nga afer operacionin e RENEA-s, e cila është aty për të hyrë në godinë. Antiterrori, RENEA dhe njësia Anti-Eksploziv do kontrollojnë godinën ku ishte ambasada e Iranit dhe më pas pritet që të futet policia dhe ta marrë nën kontroll.


/shqiptarja
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Demokracia në thes - 18/04/2026
- Biznesi fitimprurës i Thomas Müller përtej futbollit: shet spermë kuajsh sportivë - 18/04/2026
- Protesta e PD-së, Noka lëndohet nga gazi lotsjellës - 17/04/2026