20.5 C
Tirana
14 / 05 / 2026

Spiropali takim në Uashington me Escobar: SHBA, mbështetje për integrimin e plotë në BE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë vizitës në Uashington zhvilloi edhe një takim me zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Spiropali u shpreh pas takimit se me Escobar, “biseduam gjerësisht për marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve tona, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, partneritetin e afërt në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit, mbështetjen e SHBA për integrimin e plotë të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE”.

Gjithashtu, theksoi Spiropali, në takim u diskutua edhe për “sulmet terroriste serbe në veri të Kosovës dhe nevojën për llogaridhënie nga Serbia, përmbylljen e dialogut të domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë për normalizim dhe njohje, si dhe thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve tona”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x