Ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokuorisë së Posaçme, ndërsa tha se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për sulm ndaj tij.
“Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor 2019 me prokuror Altin Dumanin që bën si i fortë dhe ka deklaruar se do merret me Ilir Metën dhe e ka personale se e mbështesin amerikanët”, tha Meta në Opinion.
Më tej, Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me McGonigal.
“SPAKU ka nis hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta.
I pyetur nëse ai është në hetim nga SPAK, Meta tha: “As më interesin fare, SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë. Spaku është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak”
- Maria Anna, motra “fatkeqe” e gjeniut të muzikës, Wolfgang Amadeus Mozart - 30/10/2026
- Protesta në ditën e 18-të, Rama përsërit ftesën për dialog! Të shtunën pritet një tjetër tubim - 30/10/2026
- Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje - 30/10/2026