Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për dhënien e vendimit ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailajn.
Mësohet se seanca e radhës ndaj Ismailajt do të mbahet më 22 nëntor. SPAK ka kërkuar 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës pasi ai akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Kujtojmë që kryebashkiaku i Mallakastrës u denoncua nga Partia Demokratike se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi. Vetë Qerim Ismailaj është shprehur se nuk kishte dijeni pasi nuk ka qenë asnjëherë në burg në Greqi dhe gjykatat atje kanë vendosur për të në mungesë.
Sipas Prokurorisë Speciale, shtetasi Qerim Ismailaj ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, është marrë në cilësinë e të pandehurit.
Tashmë, pritet se çfarë vendimi do të marret për kryebashkiakun e Mallakastrës, disa muaj para zgjedhjeve të ardhshme lokale të 2023.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026