Prej vitesh Korça përballet me mungesë të lëndës drusore për ngrohje. Sipërfaqet pyjore që janë në pronësi të bashkisë nuk plotësojnë kërkesat e banorëve për dru zjarri. Kjo ka sjellë edhe rritjen e çmimit të shitjes nga viti në vit. Madje shpesh herë pikat e tregtimit të lëndës drusore përballen me mungesë të saj. Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, pak kohë më parë është shprehur se me sipërfaqet pyjore të cilat mund të shfrytëzohen brenda territorit të bashkisë, plotësohet rreth 10 deri 15% e nevojave të banorëve të qytetit dhe fshatrave.
Vështirësia e sigurimit të druve të zjarrit pranohet edhe nga kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, i cili zgjidhjen mes bashkive dhe operatorëve që merren me tregtimin e druve të zjarrit e shikon tek ministria e linjës, lidhur me kontratat e bashkëpunimit mes palëve.
Mungesa e lëndës drusore ka sjellë rritjen e çmimit të shitjes. Aktualisht në Korçë një metër sterë dru shitet deri në 7500 lekë, nga 3500 lekë që ishte vitin e kaluar. Të vetmet bashki që duket se kanë zgjidhur problemet e ngrohjes për popullatën, janë bashkitë e Kolonjës dhe Pustecit, si dhe ajo e Pogradecit për zonat malore.
- Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja - 18/05/2025
- “I ndarë veç, për t’i dhënë vëmendjen e duhur”, Edi Rama publikon foton, zbulon dokumentin me rëndësi që Meloni solli në Shqipëri: Motra… - 18/05/2025
- Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën - 18/05/2025