Zhvillohet këtë të martë (10 qershor) provimi i dytë i Maturës Shtetërore. Pas atij të Gjuhës së Huaj, mbi 27 mijë maturantë do i nënshtrohen sot njohurive në Gjuhën Shqipe, provim i cili starton në orën 10:00 dhe zgjat dy orë e gjysmë.
Por sikurse është bërë me dije më herët nga Ministria e Arsimit, maturantët do duhet të paraqiten në ambientet e shkollave përkatëse në orën 08:00 dhe do duhet të kenë me vetë një mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, ndërsa iu është ndaluar kategorikisht mbajtja e telefonit apo orëve smart.
Më 17 qershor do të zhvillohet provimi i tretë i Maturës Shtetërore, ai në Matematikë, ndërsa më 24 qershor maturantët testohen për provimin e fundit, atë me Zgjedhje. Ky i fundit ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.
Të gjitha provimet fillojnë në orën 10:00 dhe përfundojnë në orën 12:30.
Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.
Procesi i hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve do të realizohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), duke siguruar standardet më të larta të transparencës dhe korrektësisë.
- Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar - 28/01/2026
- Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’ - 28/01/2026
- Donald Trump rrit presionin ndaj Teheranit, reagon kancelari gjerman Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara - 28/01/2026