5 prill 1973, dita dhe viti kur lindi Elton Deda, këngëtar, autor këngësh, instrumentist dhe mbi të gjitha një nga artistët më pozitiv të skenës shqiptare.
Karriera e tij është e pasur me pjesëmarrje në shumë festivale ndërsa dalja e tij e parë në TV ishte në fillim të viteve 80′, kur ai këndoi “Koha ne pentagramin tim”, dedikuar babait të tij Ferdinant Deda, i cili në atë kohë ishte një dirigjent shumë popullor.
Në vitin 1993, u largua nga Tingulli i Zjarrtë dhe formoi “Aneroid grup”, duke filluar eksperimente e stile të reja. Albumi i tij i parë ishte “Bota është juaji”, i cili u paraqit gjatë koncertit të tij. Në të njëjtën kohë regjistroi me grupin Thunderway albumin e vetëm dhe mjaft të njohur “The Order Executors (1993). Ai ishte pjesë e grupit për më shumë se 1 vit. Më pas i dedikohet karrierës së tij solo.
Festivalet ku ka marrë pjesë Elton Deda:
Në Dhjetor 1995, Elton Deda merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Nuk Kerkoj Tjeter Njeri”.
Në vitin 1996, Elton Deda merr pjesë në Këngët e Stinës me këngën “Pranë Kaq Pranë”.
Në Dhjetor 1996, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka & Elton Deda marrin pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën “Te Pranoj Si Je”.
Në Dhjetor 1997, Elton Deda merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Qytet I Vjeter”.
Në Dhjetor 1998, Elton Deda merr pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën “Unë S’mund Të Ndryshoj”.
Në Nëntor 2001, Elton Deda merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën “I Keqi”.
Në Nëntor 2002, Elton Deda merr pjesë në Kënga Magjike 2002 me këngën “S’do Iki Nga Kjo Toke”.
Më datë 16 Dhjetor 2011, Elton Deda publikon videoklipin “Tirana Gjenerator”.
Në Dhjetor 2011, Elton Deda merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën “Kristal”.
Në Dhjetor 2017, Elton Deda merr pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën “Fjalët”.
Në Dhjetor 2018, Elton Deda merr pjesë në Festivali I 57-Të Në RTSH si kantautor me këngën “Qetësisht”.
Në Maj 2020, Elton Deda merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën “Qyteti i Vjeter (SAIX Remake)”.
Redaksia e Pena.al i uron artistit Elton Deda shëndet dhe jetë të gjatë!
- Trump emëron Waltz ambasador të SHBA-së në OKB, zbulon emrin e këshilltarit të sigurisë - 01/05/2025
- “Lobimi 6 milionë dollarësh ia ka shkatërruar fushatën PD”/ Minxhozi: Heqja e non gratës nuk e çon Berishën në fitore - 01/05/2025
- INTERVISTA/ Luxus Magazine: Linda Rama dëshiron të rigjallërojë fuqinë e demokracisë - 01/05/2025