Për demokratët 12 shtatori është dita ku nderohet dhe kujtohet Azem Hajdarin, që udhëhoqi protestat studentore për të përmbysur regjimin e egër komunist.
Për sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka, kjo ditë duhet të jetë dita që simbolizon betejën, kryengritjen, dhe nevojën për të mbështetur protestat për të rrëzuar, sipas tij regjimin e Edi Ramës.
“Më shumë se kurrë është motiv, është motiv për t’u përballur me një regjim që tashmë është regjimi i krimit dhe i korrupsionit, me narko-regjimin e Edi Ramës. Azem Hajdari sot bën apel, që ka vetëm një rrugë për të rrëzuar këtë regjim. Dhe ajo rrugë është përballja, qëndresa, beteja me ta, kryengritja, është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin”, tha Flamur Noka.
Vrasja e Azem Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda. Azem Hajdari, deputet i Partisë Demokratike dhe lideri kryesor i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, u ekzekutua pranë selisë së PD-së në Tiranë. Për demokratët e kanë cilësuar si një “vrasje politike”.
- Associated Press: Presidenti Trump dhe Marco Rubio shqyrtojnë shkarkimin e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi - 11/10/2026
- “Të dyja palët ranë dakord”/ Pas Ukrainës, edhe Rusia mohon dijeninë për armëpushimin energjetik të njoftuar nga Trump - 11/10/2026
- Renditja/ Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës, si paraqitet situata pas javës së 6-të - 11/10/2026