18.5 C
Tirana
24 / 04 / 2025

SONDAZHI/ Kryeministri dhe partia që duhet të drejtojnë pas 11 Majit sipas qytetarëve

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme, kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.

Cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit?

42 % e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama.

Pas tij me radhë 24.1% Sali Berisha, 8.6% Adriatik Lapaj, 7.6% Agron Shehaj, 2.1% Arlind Qori, 1.1% Elena Kocaqi, 1% Tom Doshi dhe 10.6% janë përgjigjur nuk e di.

Pyetja e dytë e këtij lloji:

Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?

42.4% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 25.8% Partia Demokratike dhe koalicioni saj, 7.8% Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 6.7%, 2.6% Lëvizja Bashkë, 2.9% tjetër dhe 11.8% janë përgjigjur nuk e di.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x