Analisti Martin Leka tha se sondazhi më i mirë është realiteti. Gjatë intervistës në studion e ‘Real Story’, Leka u shpreh se fitorja në zgjedhjet e 11 majit shkon për PS dhe këtë nuk e ndryshon as pjesëmarrja e LaCivita. Në batutë e sipër, Leka tha se as Trump nuk ia sjell dot fitoren PD-së.
‘Sondazhi më i mirë është realiteti ku jetojmë dhe pa nisur asnjë lloj sondazhi, këtu kanë qenë edhe ish zyrtarë të PD që edhe pse se kanë thënë në studio e kanë thënë sapo kemi dalë. Pa besuar sondazhet edhe sikur ta marrim marshin e gabimit me dy dhe t’ja shtojmë PD prapë fitues është PS.
Jo Latifi të vijë, por dhe vetë Trump në votat e PD nuk i fiton. Zgjedhjet në 11 maj i fiton PS dhe Rama, opozita në datë 12 do bëj atë që ka bërë gjithmonë.” / abcnews.al
- LIVE- Foltorja e dytë, opozita proteston para Kryeministrisë - 24/11/2025
- Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne - 24/11/2025
- Vullkani ‘zgjohet’ pas 10 mijë vitesh, dalin pamjet e shpërthimit që pushtuan rrjetin - 24/11/2025