Zgjidhet me votë unanime kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sokol Çomo do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar.
Seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u zhvilluar sot në KPA, teksa Çomo fillon detyrën nga data 27 korrik.
Ai rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023.
Z.Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026