17.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

“S’kam arsye…!”/ Presidenti kroat refuzon takimin me Pelosin! Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ndodhet në Zagreb

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka refuzuar ftesën e Ambasadës amerikane në Zagreb për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.

Zonja Pelosi ka arritur në Zagreb, për të marrë pjesë në samitin “Platforma Ndërkombëtare e Krimesë”.

Millanoviq ka thënë se thirrja për takim i është bërë “shumë vonë” dhe se ai do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci.

“Nëse do të vinte sekretari amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, ka thënë Millanoviq, citon Radio Evropa e Lirë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x