Nga Spartak Ngjela
Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse ai ka humbur zgjedhjet.
Sot të gjitha partitë evropiane të spektrit të tij politik pranuan zgjedhjet e 21 majit 2025 në Shqipëri.
Ata indirekt i thanë Saliut se ai duhet të japë dorëheqjen.
Kurse Saliu me një logjikë fëminore sokëllin gjatë gjithë ditës se ai i ka fituar zgjedhjet.
Por si i ka fituar dhe sa i ka fituar dhe, me çfarë prove elektorale Saliue vërteton fitimin e zgjedhjeve të majit 2025 – këtë ai nuk po na i thotë dot.
Asgjë.
Kotësia e ka pushtuar Saliun në çdo dalje televizive. Por atij i duket se po gënjen Partinë Demokratike, duke iu bërë edhe kërcënime të brendshme indirekte të gjithë konkurrentëve të tij për postin e kryetarit të Partinë Demokratike.
Po Partia Demokratke, a do ta mbledhë kongresin e saj për të analizuar humbjen në zgjedhjet e majit 2025?
Të shohim!
Por ndoshta krerët e Partisë Demokratike, që janë humbës në tre zgjedhje politike radhazi, mund të thonë: më mirë humbës me Saliun që përkrah mediokritetin e partisë sone, sesa me një fitues të iluminuar që nuk na pranon, dhe neve na quan si përfaqësues të arkaizmit mesjetar.
Po a mund të vijojë gjatë kjo situatë në Partinë Demokratike?
Jo, kjo situatë qesharake nuk mund ta ketë jetën të gjatë.
Prisni dhe shikoni..
- “Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes - 28/01/2026
- Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar - 28/01/2026
- Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’ - 28/01/2026