22.5 C
Tirana
17 / 04 / 2026

Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos për BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit

Komisionerja për Zgjeriminn Marta Kos ka dhënë sinjale inkurajuese për ecurinë e procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate, duke veçuar Shqipërinë si një nga rastet që po përparon në mënyrë të qëndrueshme.Në një intervistë për BBC News, Marta Kos theksoi se Shqipëria po ecën mirë në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se gjatë mandatit të saj si komisionere, pritet të ketë anëtarësime të reja në Bashkimin Evropian, nëse vendet kandidate vijojnë me ritmin e reformave.

“Kemi Malin e Zi, i cili është më i avancuari. Kemi Shqipërinë, e cila po ecën mirë, si dhe Moldavinë. Pra, këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina, nëse shtyjnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi një shtet të ri anëtar”.

Gjatë intervistës për BBC News, komisionerja Kos vlerësoi dhe Islandën, teksa tha se qytetarët e këtij vendi do të vendosin në fund të muajit gusht, nëse do të hyjnë në negociata për anëtarësim, pasi sipas saj, ata janë tashmë shumë të integruar në Bashkimin Europian, përfshirë tregun e përbashkët dhe zonën Shengen.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x