Kreyqyteti i Shqipërisë është veshur kuqezi. Fitorja 3-0 e kombëtares shqiptare përballë Çekisë në “Air Albania” ka ndezur festën në kryeqytet.
Të veshur me fanellat të kombëtares, me flamujt kuqezi në duar, qindra qytetarë, të të gjitha moshave, mbushën sheshet e Tiranës dhe rrugët kryesore, duke i rënë borisë dhe duke festuar fitoren përballë Çekisë që na afron edhe më shumë me pjesëmarrjet në “Euro 2024”.
Por festa e shqiptarëve u zhvillua edhe në qytetet e tjera të vendit nga jugu në veri dhe kudo ku flitet shqip.
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 ndaj Çekisë në ndeshjen e luajtur mbrëmë në stadiumin “Air Albania” të vlefshme për kampionatin europian, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.
Golat u shënuan nga Asani në pjesën e parë dhe Seferi dy gola në pjesën e dytë. Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 13 pikë, Polonia renditet e dyta me 9 pikë, ndërsa çekët i ndjekin me 8 pikë.




- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026