19.2 C
Tirana
18 / 10 / 2026

“Shyqyr që dole gjallë!”/ Momenti kur Policia shpëton qytetarin e dhunuar nga protestuesit e maskuar

Një qytetar, i ardhur nga Korça në Tiranë, është dhunuar nga disa protestues të maskuar në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

I gjakosur, i shtrirë në tokë, qytetarit i kanë ardhur në ndihmë punonjësit e Policisë që ndodheshin në terren për të ruajtur rendin.

Po ashtu, atij i ka ardhur në ndihmë edhe Elona Lalaj, drejtuesja e Policisë Bashkiake në Tiranë.

‘Shyqyr që dole gjallë’- dëgjohet t’i thotë qytetarit një prej efektivëve të Policisë.

Por i lënduar nga sulmet e protestuesve ka mbetur edhe një efektivë policie, i cili pavarësisht se është i gjakosur në fytyrë, i vjen në ndihmë qytetarit të dhunuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x