16.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

‘Shuhet’ kauza e 11 shkurtit/ Berisha e quan ‘mafioz ndërkombëtar’, del foto e Duçkës me djalin e tij Shkëlzenin

Dorian Duçka është sulmuar ashpër nga ish-kryeministri Sali Berisha ditët e fundit, pas skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë.

Berisha ka shkuar aq larg sa ta quajë Duçkën si “një prej figurave më të errëta të mafies ndërkombëtare”. Berisha ka thënë se Duçka, ndër të tjera ka shërbyer si lidhja e Edi Ramës me Charles McGoigal, duke arritur të korruptojnë këtë të fundit për të goditur opozitën.

Madje ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Duçka ka sponsorizuar fluturimet drejt Vienës, ku dëshmitarë kanë rrefyer te McGonigal për çështjen e lobimit me para ruse të Lulzim Bashës.

Megjithatë sot TCh ka publikuar këtë foto të Dorian Duçkës, (Personit B) me djalin e tij, Shkëlzenin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x