Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim “online” me qytetarët, deklaroi se protestat në vend do të nisin së shpejti.
“Polarizimi në vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit. Edi Rama votën nuk e pranon dhe përmbysja në përbërjen e shtresave të shoqërisë ka si shkak themelor mospranimin e votës nga Edi Rama. Ju garantoj se protestat do të nisin shumë shpejt”, tha Berisha.
“Ato janë shtyrë dhe shtyrja bëhet e padurueshme në shumë aspekte. Ndaj, protestat dhe grevat e gjithanshme do të jenë rrugët për të kthyer në Shqipëri shpresën dhe votën e lirë”, shtoi kreu demokrat.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’ - 28/01/2026
- Donald Trump rrit presionin ndaj Teheranit, reagon kancelari gjerman Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara - 28/01/2026
- “Siguria europiane në pikë kthese”, Kaja Kallas: Europa duhet të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e saj, SHBA-ja nuk e ka më prioritet - 28/01/2026