6.5 C
Tirana
08 / 12 / 2025

“Shtëpiakë të dëshpëruar”/Një komedi romantike mbi burrin modern

“Shtëpiakë të dëshpëruar” një komedi romantike mbi burrin modern, që ka bërë bashkë tre aktorët e njohur Artan Imami, Gentian Zenelaj dhe Indrit Çobani, është shfaqur në skenën e teatrit të Korçës. Përmes humorit dhe batutave, shfaqja vë në lojë tre karaktere të ndryshme meshkujsh, me lojën e tyre kanë dashur të tregojnë sa delikate janë sot marrëdhëniet në çift, ashtu siç kanë dashur të tregojnë se kush vuan më shumë, femrat apo meshkujt. 

Të tre aktorët me mjeshtërinë e tyre kanë dashur gjithashtu të tregojnë sesa tabu është për shoqërinë tonë gjithçka ka të bëjë në lidhje me seksin, maskilizmin dhe dashurinë. Këto pyetje dhe të tjera janë sjellë me një humor brilant nga treshja e aktorëve të njohur.

Regjisori Artan Imami ka vendosur ta sjellë këtë vepër si një ndërthurje midis stand-up comedy dhe komedisë klasike, ku tre personazhet, me karakter dhe personalitete të ndryshme trajtojnë e flasin mbi të gjitha temat e marrëdhënieve njerëzore në çift.

Reagimi i publikut korçar ka qënë mbresëlënës edhe për aktorët Gentian Zenelaj dhe Indrit Çobani, të cilët e kanë cilësuar shfaqjen në Korçë si më të mirat gjatë rrugëtimit të kësaj komedie në disa prej teatrove të vendit, pasi sipas tyre emocionet që u ka falur publiku artdashës korçar janë nga ato që përjetohen rrallë në jetën e një aktori.

“Shtëpiakë të dëshpëruar” është një nga komeditë më të suksesshme të 10 vjeçarit të fundit, që kur filloi rrugëtimin e vet në Francë në vitin 2011. Një komedi plot batuta e situata, me tre aktorë të mrekullueshëm e të dashur për publikun shqiptar. Shfaqja do të vihet në skenën e teatrit të Korçës edhe gjatë fundjavës.

f45e0044-e8c6-41bb-ac23-11b2753308cd.jpg
409a4246-36d1-4f0d-b455-5a79aaa59f13.jpg
67a84c67-b74a-41f3-b371-9c271264c623.jpg
35aecf35-ac44-464d-8f28-a1a0490db24b.jpg
2f3e9884-bdea-4521-b804-14d377665020.jpg
b8756fc3-c372-44ca-8bf2-29ba37827676.jpg
34591807-8342-4aa4-85b1-9412772b445d.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x