24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

Shqipëria siguron energjinë elektrike për tetorin/ KESH shpenzon 34 mln euro

Shqipëria ka siguruar energjinë elektrike për gjithë muajin tetor. Alternativa që ka zgjedhur KESH kombinon energjinë e prodhuar nga HEC-et në vend me energjinë e importit.

Për këtë të fundit, shoqëria ka shpenzuar 33,9 mln euro në një ankand që garanton rrymë për datat 1-31 tetor.

Nga llogaritjet, del që një megavat është blerë për 455 euro, çka rezulton të jetë edhe cmimi i pikut në bursë.

Bashkë me blerjet në muajt parardhës, fatura që vendi ynë ka paguar për rrymë arrin në 330 mln euro.

Vetëm për shtatorin, KESH ka shpenzuar 44 mln euro në treg të huaj, ndërsa që prej fillimit të vitit, fatura e blerjeve mbërrin në 295 mln euro.

Nga ana tjetër, situata me prodhimin vendas duket e mirë, pasi reshjet e ditëve të fundit kanë rritur nivelin në Firezë rreth 3 metra.

Me çmimet e sotme të tregut kjo prurje energjetike kushton rreth 30 mln euro, të cilën vendi ynë mund ta shesë apo ta përdorë për nevojat e brendshme.

Për drejtuesit e korporatës, këto janë strategji që i paraprijnë nevojës për të garantuar energji elektrike gjatë dimrit, kur nevoja për konsum do të jetë më e lartë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x