Shqipëria mposht Rusinë në OKB, fiton propozimi për rezolutën që dënon aneksimin rus në Ukrainë.
Votimi i shteteve anëtare të OKB-së lidhur me rezolutën që dënon aneksimet ruse në territorin e Ukrainës do të jetë i regjistruar dhe i hapur në fund të procesit.
Kujtojmë që rezoluta është propozuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara, duke i konsideruar tentativat e Rusisë si të jashtëligjshme.
Zëvendës ambasadorja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Albana Dautllari propozoi një votim të regjistruar (dhe jo votim të fshehtë), për rezolutën kundër referendumit të aneksimit rus në Ukrainë.
107 vende votuan pro kështu që detajet e votimit do të bëhen publike.