Gazetari i njohur Martin Leka në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka përjetësuar një kujtim nga fitorja e ndeshjes Armeni – Shqipëri 8 vite më parë me një fotografi ku shfaqet me portierin e Kombëtares Etrit Berisha.
Postimi i plotë:
Deri në një farë mase, entuziasmi është legjitim. Por një frikë e kam. Entuziazmi i tepërt nuk mendoj se është terapi e mirë për ata që luajnë në fushë apo janë në bankinë. Djemtë e Kombëtares nuk duhet të kenë presion të mbingarkuar me këtë entuziazmin tonë, të shpërfytyruar ndonjëherë. Forcat maten në fushë e jo jashtë saj. Për hir të së vërtetës, ekipi çek është shumë më lart në rankimin europian, krahasuar me ekipin tonë. Ndaj futbollistët nuk duhet të kenë presion. Kjo nuk është ndeshje e jetës e nuk duhet konsideruar e tillë. Kundërshtari duhet vlerësuar e nuk duhet “fluturuar” me atë të gjatin e Lushnjës…
Nëse fitojmë, atëherë kemi të drejtën ta shfaqim spektaklin e entuziazmit me të gjitha format e mënyrat.
Para 8 vjetësh, isha me futbollistët në Armeni. Kishim plot mundësi ti takonim futbollistët, po i takuam vetëm pas ndeshjes, kur ata triumfuan. Etrit Berisha që shihni në foto, më tha atëherë, pas ndeshjes: “Tash duhet me u gëzu se është koha, ja dolëm”…
Forcë e fat sot skuadrës së Shqipërisë sonë të dashur!

- Alain Delon, sharmanti i kinemasë, burri që e bëri praninë të kishte fytyrë të dritshme dhe vështrimin të kishte sy prej qielli - 08/11/2026
- Papa Leoni XIV viziton Argjentinën mes përplasjes me presidentin Milei, varfëria në qendër të vëmendjes - 08/11/2026
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026