Kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka dhënë certifikate mirënjohje punonjëses së ndërmarrjes së shërbimeve publike Berie Zykollari për aktin human të kryer vetëm pak ditë më parë duke shpëtuar nga mbytja në ujrat e liqenit të Ohrit nje 69-vjeçare.
Gjithashtu kryebashkiaku Xhakolli për të njëjtin akt human ka vendosur për një rrogë shtesë per Zykollarin e cila ka rastin e dytë human në shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Vite më parë në të njëjtin liqen ka shpëtuar një 5 vjeçar. Akti i Berie Zykollari ka qenë lajmi me i mirëpritur në gjithë mediat përfshi dhe ato online por mbi të gjitha një akt heroik i mirëpritur për gjithë banorët e Pogradecit ku ajo jeton e punon.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026