Deputeti Dash Sula ka shpërthyer në studion e Ditarin me Bruna Çiflikun në lidhje me disa figura brenda PD që nuk riciklohen, që sipas tij nuk prodhojnë vota dhe kërkojnë një vend të sigurt në listat e ardhshme për deputetë nga kryetari i partisë.
Sipas tij, ndonëse është rival në politikë me Edi Ramën, ky i fundit nuk e ka problem të ndërthurë politikanët e rinj me të vjetrit në radhët e forcës së tij.
“Ajo që pashë të enjte ishte se janë disa deputetë iu shkonte buza vesh më vesh. Po të isha unë. Edi Rama ka një mjeshtri që këta të sigurtët që të rinj të reja. Unë Edi Ramën e kam sulmuar politikisht, e kam akuzuar, por ai është ndryshimi i tij. Forca politike ka pa të negociueshme imazhin e saj. Nëse mban galloshët që nuk merr vota, kjo punë merr fund. Rama nuk e bën këtë gjë. Nuk e ka për turp. Merr një nga shoqëria civilë. Ai flet për 2030, ne nuk flasim as për 2025. Të gjithë merren me fjalimin e Ramës. Politikë është ajo. Janë 2-3 kokrra që nuk bëjnë as politikë, janë nën nivelin mesatar… Ne i dëgjojmë”, tha Sula.
- “O Ramë ku je, dil nga bodrumi”, kryeministri i përgjigjet Bashës: O Lul na thave sytë, stres zero, gjumi top, je i pavdekshëm - 17/03/2025
- “Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur, për çfarë më duhet kjo jetë?! - 17/03/2025
- Tragjedia me 59 viktima, jep dorëheqjen kreu i komunës së Koçanit: Ata ishin fëmijët tanë, tronditja do të zgjasë gjithë jetën time - 17/03/2025