Shqipëria ka fituar gjyqin me kompaninë Kurum, për prishjen e kontratës koncesionare të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit.
Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka dhënë vendimin më datë 26 korrik, në favor të qeverisë shqiptare, pas pretendimit të kompanisë turke për dëmin e shkaktuar nga mbyllja e parakohshme e koncesionit që duhet të zgjaste 30 vjet, por që mbeti aktiv vetëm 9 vite.
Kurum, fitoi në 2011-ën kontratën për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit, por, në 2017-ën, ministria e Infrastrukturës, e anuloi atë, madje duke hapur çështje gjyqësore për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga kompania.
Si Gjykata Administrative ashtu edhe ajo e Apelit konfirmuan të drejtën e Ministrisë për zgjidhjen e kontratës dhe në 2020, përmbaruesit shkuan për të larguar kompaninë turke nga porti i Durrësit.
Për këto veprime, kompania turke ka bërë padi në arbitrazh më 23 shtator të 2020-ës dhe për 4 vite Gjykata e Arbitrazhit, shqyrtoi konfliktin, për të cilin kompania turke kërkonte 100 milionë euro kompesim.
Një faturë të përafërt, Shqipëria po e paguan për investitorin Francesko Becheti, i cili paditi vendin tonë për mosmarrveshje në ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, ndërsa në terminalin e kontejnerëve në Durrës sot operon një “Hili Company Limited”, një kompani e regjistruar në Maltë.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026