Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm (8 korrik) në Tiranë. Si pasojë e flakëve, ka ndërruar jetë një foshnje 6-muajshe ndërsa J.L., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gani Domi”. Policia bën me dije se nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.
Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Latest posts by Andia Tafa (see all)
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022